Auto

Mercedes-AMG GT R ‘përbindëshi’ me 650 kuajfuqi

Kompania që modifikon vetura, O.CT Tuning ka zgjedhur Mercedesin sportiv që ta kthej në një ‘përbindësh’ të vërtet.

Kjo kompani ka modifikuar motorin 4.0 litërsh turbocharged i cili si standard prodhon 585 kuajfuqi, ndërsa pas modifikimit të tyre, ai tani prodhon 650 kuajfuqi, transmeton koha.net.

Kompania O.CT nuk ka treguar statistikat e Mercedes-AMG GT R, të modifikuar, por përderisa modeli standard shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për 3.6 sekonda, vetura e tyre besohet se e arrin për më pak se 3 sekonda.