Auto

Ford rikthen modelin Puma pas 17 vitesh

Descriptive Text

Emri Ford Puma nuk është parë qe 17 vite, por tani kjo kompani ka risjell atë por jo në formë të coupes siç ishte, por në formë të SUV-it.

Puma i ri është i dizajnuar për të mbushur zbrazëtinë e linjës SUV të Fordit, në mes të EcoSport e Kuga’s së ri.

Puma rivalizon direkt Nissan Juke, Renault Capur e Peugeot 2008, transmeton koha.net.

Në pamje ky Puma i ri ka dukjen e re të familjes së SUV-ve të Fordit vetëm se në përmasa më të vogla.

Ford Puma pritet të lansohet në fillim të 2020-ës në tre lloje, Zetec, Titanium e ST-Line, me motorin e ri të Fordit, 1.0 litërsh me tre cilindra.

Fordi nuk ka zbuluar çmimin e Pumas së re, por pritet që këtë ta bëjë në shtator, në panairin e veturave në Frankfurt.

{gallery}