Auto

Autoindustria nën rrethim

Descriptive Text

Është kohë e frikshme për të qenë në biznesin e automobilave. 

Automobilat tradicionalë me djegie janë nën kërcënimin e atyre me rrymë. Pronësia e një automobili po bëhet gjithnjë e më shumë opsionale falë shërbimeve si “Uber”. 

Rregullatorët nëpër botë po dënojnë kompanitë që nuk ndalin emetimet e gazrave, edhe pse tregu po kërkon SUV me motorë të mëdhenj. Shitjet globale të automobilave po bien për herë të parë në një dekadë, për shkak të luftërave tregtare, shkruan sot Koha Ditore.

Me kaq shumë pengesa vazhdimisht mbi këtë treg, është e kuptueshme që “Fiat Chrysler” e “Renault” po mendonin t’i bashkonin forcat për mbijetesë. Por vendimi i “Fiat Chryslerit” për të anuluar kërkesën për bashkim, duke radhitur kërkesat nga Qeveria në Francë, ishte një tjetër kujtues se kompanitë tradicionale do ta kenë të vështirë transicionin. Propozimi për të krijuar gjigantin e tretë në botë ishte përgjigje për kërcënimet e vazhdueshme që po vijnë në botën e automobilizmit, për vendet e punës dhe fuqinë ekonomike në SHBA, Japoni e Evropë.

 Teknologjia e re ka shthurur industritë si argëtimi, mediat, telekomunikacioni e shitja, duke dobësuar sigurinë e punës së miliona punëtorëve. Autoprodhuesit janë në radhë. 

“Do të jetë ndryshimi më i madh që kemi parë në 100 vjetët e fundit dhe do të jetë tejet i shtrenjtë edhe për kompanitë e mëdha”, ka thënë për “NYTimes”, Erik Gordon, profesor në Universitetin e Michiganit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)