Wrangler vjen në version të ri sipas Chelsea Truck Company

Wrangler vjen në version të ri sipas Chelsea Truck Company

10 June 2019 21:11

Kompania e njohur britanike, Chelsea Truck Company, prezanton edhe një version tjetër të modifikuar të modelit të Jeepit, Wrangler. Ky model i modifikuar tani vjen në version me pesë dyer.

Si zakonisht, kreacionet e kësaj kompania i kanë emrat e gjatë dhe në këtë rast, ky Wrangler i modifikuar mban emrin “Forrest Green Chelsea Truck Company Black Hawk Edition”, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

Wrangleri i ri vjen në version ushtarak [foto]


Dizajnerët e kësaj kompanie britanike për këtë Wrangler, ndër të tjera, ka zgjedhur ngjyrën e gjelbër “Forrest” për eksterier, mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme “CTC”, mbrojtësit shtesë, kofanon “Iron Man”, dritat e përparme LED dhe në çati, etj.

Gjithashtu, Chelsea Truck Company për model të modifikuar ka zgjedhur edhe set të rrotave “Mondial Retro” prej 20-inç me ngjyrë të zezë “Satin” dhe goma “Cooper STT PRO” 275x55x20, xhamat e errët, mbajtësin “Chelsea Truck Company” të rrotës rezervë, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe interier prej lëkure, i cili ka ulëset “GTB”, pedalet nga alumini, tepihët e rinj, si dhe disa elemente nga çeliku.

Sa i përket çmimit, Forrest Green Chelsea Truck Company Black Hawk Edition kushton 73.999 funte.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme