Përforcohet gama e motorëve të Scalës së re të Skodës Foto: Automobiles Review

Përforcohet gama e motorëve të Scalës së re të Skodës

10 June 2019 17:02

Scala e re e Skodës tashmë mund të jetë në dispozicion me paketat e kompanisë DTE-Systems, kompania që merret me modifikimin e veturave, të cilat i dedikohen tri motorëve benzinë dhe njërit dizel.

Motori benzinë 1.0-litër TSI i cili standard është me kapacitet prej 70 kW/95 kuajfuqi tani mund të përforcohet për 17 kW/23 kuajfuqi shtesë, transmeton Koha.net. Po ashtu, motori benzinë 1.0-litër TSI me 85 kW/115 kuajfuqi mund të përforcohet për 16 kW/22 kuajfuqi dhe motori i tretë benzinë – 1.5-litër TSI, nga 110 kW/150 kuajfuqi mund të përforcohet për 21 kW/29 kuajfuqi.

DTE-Systems, po ashtu, ofron edhe përforcimin e Scalës së re me motor dizel 1.6-litër TDI, i cili standard ka 85 kW/115 kuajfuqi, për 14 kW/19 kuajfuqi.

Gjithashtu, shoferi do të ketë në dispozicion edhe tri opsione për vozitje (Sport, Dynamic dhe Efficiency) dhe DTE-Systems zbuloi se Scala e re me motor benzinë 1.5-litër TSI shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë rreth 10 për qind më shpejt sesa modeli standard.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme