Mercedes-AMG do të ndërpresë prodhimin e SL 63 në fund të muajit

Mercedes-AMG do të ndërpresë prodhimin e SL 63 në fund të muajit

26 May 2019 23:32

Një tjetër Roadster i fuqishëm del në pension dhe trashëgimtari i tij nuk është ende i dukshëm.

Mercedes do të marrë porosi për SL 63 deri në fund të këtij muaji, pas së cilës konsumatorët potencialë të këtij modeli duhet të kënaqin me modele të tjera, konfirmoi prodhuesi gjerman.

Megjithëse disa modele të fuqishme “u shuan” për shkak të standardeve më të rrepta të emetimit në Evropë, kjo nuk ndodh me Mercedes SL 63. Përkatësisht, ky model ka arritur në fund të jetës së planifikuar të prodhimit, thonë në kompaninë nga Shtutgharti.

Gjenerata e ardhshme e SL është në ndërtim e sipër, por ende nuk është e qartë se kur do të jetë gati për prodhim.

Supozohet se Mercedes SL i radhës do të ndajë platformën me gjeneratën e dytë të familjes Mercedes AMG GT./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme