ABT përforcon Seat Leon Cupra R ST në 365 kuajfuqi

ABT përforcon Seat Leon Cupra R ST në 365 kuajfuqi

26 May 2019 18:19

ABT Sportsline përsëri ka zgjeruar ofertën e vetë me karvanin Seat Leon ST.

Kësaj here, fjala është për paketën e dedikuar për modelin Seat Leon Cupra R ST.

Kjo paketë e re, përfshinë përforcimin e motorit benzinë 2.0-litër Turbo në 365 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5 sekonda, transmeton Koha.net.

ABT Sportsline klientëve do t’ju ofrojë edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, disa sete të rrotave deri në 20-inç nga alumini, si dhe një numër të ngjyrave për eksterier duke përfshirë edhe ngjyrën e zezë mat.


Lexoni edhe: 

Seat Leon ST Cupra i ABT-së, një karavan “bishë” [foto]


Gjithashtu, në ofertë janë edhe amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 15 deri 20 mm), disa detaje të reja në interier dhe ndriçimi në tokë me logon e ABT-së kur hapen dyert.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme