Audi nuk do prodhojë më TT dhe R8 për të investuar në modelet elektrike

Audi nuk do prodhojë më TT dhe R8 për të investuar në modelet elektrike

24 May 2019 09:24

Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze “Audi” nuk do të prodhojë më modelet TT dhe R8 në mënyrë që të investojë 14 miliardë euro në automjetet elektrike, deklaroi drejtori ekzekutiv, Bram Schot.

“Po pastrojmë portofolin tonë”, tha ai, duke folur për nevojën për më pak kompleksitet.

Megjithatë Schot njoftoi gjithashtu ardhjen e një modeli të ri luksoz të flamurtarit të kompanisë, “Audi A8”.

Grupi “Volkswagen” regjistroi rënie të shitjeve dhe të të ardhurave vitin e kaluar.

Schot e cilësoi vitin 2019 si vitin e rindërtimit dhe tranzicionit. Duke filluar nga viti 2025, “Audi” synon të ketë 10 modele hibride dhe 20 modele krejtësisht elektrike në treg/DPA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme