Auto

Konfirmohet zyrtarisht Audi A8-shi ultra-luksoz

Marka me bazë në Ingolstadt të Gjermanisë, Audi ka konfirmuar se do të ofroj një veturë të re të A8-shit shumë më luksoze se që është tani e që rivalizon Bentley Flying Spur.

Vendimi për ta vënë A8-shin në versione më të shtrenjta e ekskluzive është konfirmuar zyrtarisht gjatë kësaj jave në Mbledhjen Generale Vjetore të kësaj kompanie, transmeton koha.net.

Detaje janë të pakta për momentin me vetëm një deklaratë të Audis që thotë se A8-shi në fjalë do të shërbehet si “luksoz e prestigjiozë”.

Ky Audi A8 ultra-luksoz pritet të ketë motorin e VW Group twin-turbo 6.0 litërsh W12 me së paku 585 kuajfuqi e sistemin Quattro me të gjitha rrotat aktive, apo versionin më të fuqishëm të këtij motori që prodhon 626 kuajf uqi e i cili gjendet në modelet e Bentleyt, si Continental GT e Bentayga Speed.