Dyqani ku makinat e përdorura janë kryevepra luksi

Dyqani ku makinat e përdorura janë kryevepra luksi

23 May 2019 09:35

Në vitin 2015, dy biznesmenë nuhatën një mundësi të shkëlqyer për të bërë para.

Ata kuptuan se shumë prej pasanikëve që blejnë makina të shtrenjta luksi, shpesh pendohen që i kanë marrë dhe i shesin sërish. Të tjerë i kanë marrë si dhuratë dhe nuk është se i kanë pëlqyer vërtet, transmeton tch.

Kështu, Nasrullah Çaudri dhe Fejaz Çandi hapën biznesin e shitjes së makinave të përdorura luksoze. Dhe ku ka vend më të mirë se Dubai, ku pasanikët e Emirateve të Bashkuara mund të blejnë vazhdimisht makina dhe t’i shesin brenda dy-tre vitesh, pasi u mërziten.

Kështu, dy biznesmenët hapën kompaninë në të cilën marrin makina të përdorura, dhe ua paguajnë pronarëve menjëherë, me para në dorë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme