Auto

Megane RS Trophy-R mbret i ri i Nurburgringit

Renault Megane RS Trophy-R është mbreti i ri i “Ferrit të gjelbër” të Nurburgringut.

Vetura franceze do të debutojë më 24 maj në Çmimin e madh të Monakos në Formula 1.

Megjithatë, ajo tashmë është prezantuar në botë duke thyer rekordin e pistave të famshme, duke tejkaluar rezultatin e Honda Civic Type R.

Megane RS Trophy-R kaloi pistën në 7: 40.1 minuta, 3.7 sekonda më shpejt se Honda.    

Vetura posedon motor turbo-benzinë 1.8 litra me 303 kuaj fuqi, njësoj si në modelin Trophy të Megane RS.

Në vend të rritjes së forcës, ekipi Renault Sport u përqendrua në zvogëlimin e peshës (me 130 kg), përmirësimin e aerodinamikës dhe "zhvillimin më radikal të boshteve të vozitjes".

Renault Megane RS Trophy-R do të dalë në shitje në fund të 2019 dhe prodhimi do të kufizohet në "disa qindra njësi".