Auto

Del në shitje legjendari Mercedes 300 SL Gullwing i 1956-ës

Descriptive Text

Në uebfaqen amerikane “Bring a Trailer”, një ankand online, së fundmi ka treguar se në shitje ka dalë modeli legjendar i Mercedesit, 300 SL Gullwing. Fjala është për modelin 308 Gullwing në version Coupe i vitit 1956.

Ky Mercedes me eksterier me ngjyrë gri “Graphite” duket i fuqishëm dhe elegant dhe në bazë të fotografive mund të thuhet se është një model jashtëzakonisht i ruajtur, transmeton Koha.net.

Në kofanon e tij, gjendet motori 3.0-litër në të cilin është kryer një servis i madh. Me kapacitet prej 215 kuajfuqi, ky model mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 260 kilometra në orë.

{gallery}

Gjithashtu, te ky model legjendar janë ndryshuar shumë pjesë dhe ai i ka të kaluara rreth 52.000 kilometra.

“Rrugën e jetës” ky Mercedes-Benz 300 SL Gullwing e ka filluar në vitin 1956, kur e ka porositur klienti George Sterner nga New Yorku dhe i cili e ka vozitur 22 vjet, përcjell Koha.net. Pas kësaj, ky Mercedes i është shitur një kirurgu nga Pittsburghu, Pennsylvania, dhe aty ka qëndruar deri në vitin 2013 kur e ka blerë “Bring a Trailer”.

Në fakt, në uebfaqen e “Bring a Trailer” gjendet ankandi online në të cilin të gjithë të interesuarit mund të japin ofertat e tyre. Rezervimi i çmimit nuk ka dhe aktualisht oferta më e lart është një milion dollarë.

Duke marrë parasysh gjendjen e këtij Mercedes-Benzi 300 SL Gullwing, me dyert që i hapen së larti, mund të thuhet se do të ngjallë interesim të shumë koleksionistëve.