Auto

Audi Q5 i ri vjen në version hibrid

Foto: Motor1

Audi vazhdon t’i sjell modelet e veta në versione të reja elektrike dhe hibride.

Tani, njoftohet se modeli Q5 TFSI E Quattro është në dispozicion në version plug-in hibrid, i cili ka një motor benzinë 2.0-litër me kapacitet prej 252 kuajfuqi dhe një motor elektrik me 143 kuajfuqi.

{gallery}

Gjithasht, Audi njofton se ky Q5 hibrid në total është me kapacitet prej 367 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5.3 sekonda dhe atë maksimale deri në 240 km/h.

Sa i përket çmimit, Audi Q5 55 TFSI E Quattro në Gjermani kushton 60.450 euro, ndërsa në sallonet e shitjes do të arrijë në çerekun e tretë të këtij viti./ksp