Renault Megane bëhet me motor të ri Foto: Carscoops

Renault Megane bëhet me motor të ri

20 May 2019 20:49

Tre vjet pasi gjenerata e katërt Megane doli në treg, Renault e ka pasuruar gamën e tij me motorin e ri 1.7-litër Blue dCi.

Ky motor është me kapacitet prej 150 kuajfuqi.

Motori i ri dizel, po ashtu, vjen me marshin automatik me 6 shpejtësi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 9.3 sekonda, ndërsa versioni karavan për 9.5 sekonda. Shpejtësia maksimale është identike për të dy versionet - 205 km/h.

  • Foto: Carscoops
  • Foto: Carscoops
  • Foto: Carscoops

Prodhuesi francez gjithashtu publikoi të dhëna për konsum. Megane me motorin e ri dizel shpenzon mesatarisht 5.3/4.3/4.6-litra në 100 km. Numri i parë i referohet modelit për qytet, tjetri në rrugë të hapur, dhe i treti është rezultat i një modaliteti të kombinuar të ngasjes.

Megane Blue dCi 150 Hatchback në Francë kushton 32.800 euro, ndërsa varianti karavan 33.800./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme