Auto

Skoda Superb facelift prezantohet këtë javë, vjen në dy versione

Promovimi zyrtar i modelit të përditësuar Superb të Skodës, është caktuar për 23 maj gjatë Kampionatit Botëror të Hockeyt në Bratislavë, Sllovaki.

Tre ditë para prezantimit zyrtar, Skoda ka publikuar një video si paralajmërim për Superb facelift, transmeton Koha.net.

{gallery}

Videoja e publikuar konfirmon se Superb do të jetë në dispozicion në version për të gjitha terrenet Scout (karvan më i lartë dhe me disa elemente për siguri në eksterier), si dhe në version luksoz Laurin & Klement.

Për më tepër shikoni videon.