Auto

BMW M550i përforcohet në 530 kuajfuqi

Descriptive Text

Bavarezët kanë përforcuar versionin e dytë më të fuqishëm të “pesëshes”.

BMW M550i xDrive me motor 4.4-litër V8 Turbo tani është përforcuar nga 462 në 530 kuajfuqi. Kështu, ai është përforcuar për 68 kuajfuqi.

Ky model, më i fuqishëm pas M5, ka sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe marshin automatik me 8 shpejtësi.

Gjithashtu, ky M550i xDrive i përforcuar tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për më pak se 4 sekonda./ksp