Taksi fluturues tërësisht elektrik me 5 ulëse e 2.000 kuajfuqi Foto: The Verge

Taksi fluturues tërësisht elektrik me 5 ulëse e 2.000 kuajfuqi

19 May 2019 18:05

Mes numrit të madh të kompanive të reja Start-up të cilat zhvillojnë taksitë fluturuese, gjendet edhe kompania Lilium Jet. Ajo është duke zhvilluar një taksi të saj fluturues i cili mund të ngrihet vertikalisht, të qëndrojë palëvizur në ajër dhe pastaj të fluturojë sikur një aeroplan.

Qëllimi kryesor është që të prodhohet një taksi fluturues tërësisht elektrik i cili do të ketë mundësi që transportojë pesë pasagjerë në distanca të shkurtra për dëmtuar mjedisin, transmeton Koha.net. Për dallim nga shumë projekte të ngjashme, taksia e Liliumit është testuar edhe pse tani për tani ai mundi vetëm të qëndrojë pezull për pak kohë në ajër.

  • Foto: The Verge
  • Foto: The Verge
  • Foto: The Verge

Sistemi tërheqës i kësaj taksie fluturuese përbëhet nga 36 motorë elektrikë të integruar në krahët dhe bisht, në mënyrë që gjatë ngritjes të ruaj pozitën vertikale dhe kur taksia arrin një lartësi të caktuar, kthehet për 90 shkallë në mënyrë që t’i mundësohet fluturimi horizontal.

Gjithashtu, kjo taksia fluturuese tërësisht elektrike mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 300 kilometra në orë duke përdorur vetëm 10 për qind të fuqisë totale që e ka prej 2.000 kuajfuqi.

Taksia fluturuese e Lilium Jetit, po ashtu, do të ketë edhe opsionin për vetë-fluturim por kompania dëshiron që në vend të kësaj të ketë një “taksist” i cili do të transportojë pasagjerët dhe të jetë përgjegjës për sigurinë e tyre, përcjell Koha.net. Po ashtu, taksia pret aprovim nga EASA (Agjencia Evropiane e Sigurimit Ajror) dhe pastaj do të kërkojë edhe nga agjencia amerikane FAA.

Sa i përket çmimit të shërbimit, Lilium Jet do të caktojë çmim prej rreth 70 dollarë për distancën prej 20 km ndërsa shërbimin komercial planifikon ta ofrojë deri në vitin 2025.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme