“Volkswageni” po e krijon të ardhmen elektrike

“Volkswageni” po e krijon të ardhmen elektrike

19 May 2019 09:05

Në panairin “Paris Motor Show” më 2016, “Volkswageni” kishte shpalosur një koncept të cilin e kishte emërtuar “ID”. 

Automobili i vogël elektrik, me rrota të mëdha të bardha e panele krejtësisht të bardha, kishte logon shkëlqyese të “VW-së” në pjesën e përparme. Dukej i pastër, i shkëlqyeshëm dhe futuristik. Automobili ishte paralajmërim i asaj që “Volkswageni” planifikonte të prodhonte për klientët në vitin 2020.

Do të kushtonte gati sa një “Golf” dizel i pajisur mirë, kishte thënë atë kohë kompania. Çmimi sillej rreth 30 mijë dollarë. Krahasimi ishte pak i çuditshëm sepse “VW” kishte heshtur modelet dizelë atë kohë për shkak se ishte zënë duke mashtruar me automobilat me naftë përmes pajisjeve testuese për emetim të dyoksidit të karbonit, shkruan sot Koha Ditore.

Shpalosja e modelit atë kohë po del të ketë qenë shumë me vend. Ishte skandali i turpshëm dhe që i kushtoi shumë “Volkswagenit”, ai i cili ndikoi që kompania gjermane të futej më agresivisht në automobilat elektrikë, sipas Jurgen Stackmannit, zyrtar i shitjeve të “Volkswagenit”. 

Njësia e parë “ID” është pasuar nga ajo kohë me pesë koncepte tërësisht elektrike “ID”. “Ishim të bindur se kjo është rruga e vetme për një brend ‘Volkswagen’ për të sjellë fuqinë e brendit, për të marrë udhëheqjen dhe për të fituar pozitën”, kishte thënë Stackmann. 

“Mos u bëni si të tjerët, të luani me 18 opsione. Merrni një qëndrim të vetëm”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme