Auto

McLaren prodhon veturën e 20.000-të në Woking

Foto: Motor1

Kompania e njohur britanike e veturave, McLaren, ka njoftuar se në fabrikën e saj në Woking, Angli, ka prodhuar veturën e 20.000-të.

Fabrika në Woking, tani mund të prodhojë mbi 20 vetura në ditë ndërsa vetura e 20.000-të ishte modeli 600LT Spider me eksterier me ngjyrë gri “Chicane”, transmeton Koha.net.

Image

McLaren 600LT Spider ka motor 3.8-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 441 kW/600 kuajfuqi, në kombinim me marshin me 7 shpejtësi.

Gjithashtu, ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund të arrijë për 2.9 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 324 km/h.

Derisa 600LT Spider ende është në dispozicion në disa tregje, për shembull në Gjermani kushton 250.000 euro, McLaren me këtë rast njoftoi se 600LT në version Coupe është shitur tërësisht.