Auto

ABT përforcon Audi RS3 Sportbackun në 500 kuajfuqi

Descriptive Text

Ndërsa Audi RS3 Sportback standard është me kapacitet prej 400 kuajfuqi, kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABS Sportsline, motorin e këtij modeli 2.5-litër Turbo e ka përforcuar në 500 kuajfuqi.

Tani, RS3 Sportback shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 299 km/h, transmeton Koha.net.

{gallery}

Ndër të tjera, ABT për këtë RS3 Sportback ka zgjedhur edhe amortizatorët e rinj, sistemin e ri të frenave, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, rrotat prej 19 dhe 20-inç, si dhe interier të modifikuar, i cili vjen me disa elemente nga fibra të karbonit, logon “ABT” te mbajtësit e kokës, etj.