Auto

Porsche zbulon çmimin e super veturës ekskluzive 911 Speedster

Descriptive Text

Porsche ka tërhequr të gjithë vëmendjen në panairin e veturave në New York me një super veturë ekskluzive, 911 Speedster.

Çmimi fillestar i Porsche 911 Speedster për Evropë do të jetë 270 mijë euro.

Kjo super veturë ka motorin 4.0 litërsh që prodhon 502 kuajfuqi e ka marsh me 6 shpejtësi manuale, transmeton koha.net.

Porsche 911 Speedster shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale prej 302km\h.

Janë vetëm 1,948 njësi të Speedster që do të prodhohen, si kujtim të 356 Roadsterëve të prodhuar në 1948-ën.

Porsche ofron edhe një version të edicionit të limituar të Speedster i cili kushton 10 mijë euro më shumë se ai standard.

{gallery}