Auto

Lumma Design zbulon paketën e re për Range Rover Evoque

Foto: Lumma Design

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Lumma Design, njofton se së shpejti do të sjellë paketën e re dedikuar për Range Rover Evoque.

Kjo nënkupton se Evoque mund të modifikohet me paketën “CLR RE”, e cila përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin shtesë (spoiler) në bagazh, si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), transmeton Koha.net.

Paketa e re, po ashtu, përfshinë edhe kofanon prej fibra të karbonit me vrima për ajër, maskën e re të përparme, set të ri të rrotave prej 21 deri 23-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interier të modifikuar – që përbëhet nga timoni sportiv, pedalet nga alumini, tepihët me logon “Lumma”, etj.

{gallery}

Gjithashtu, blerësve potencialë do t’iu ofrohen më shumë opsione për ngjyrë të eksterierit dhe në njoftim, po ashtu, thuhet se do të jetë në dispozicion edhe paketa për përforcimin e motorit.

Paketa “CLR RE”, po ashtu, thuhet se do të jetë në dispozicion nga muaji shtator i këtij viti ndërsa çmimi i saj ende nuk është zbuluar.