Vetura elektrike shpërthen në flakë, rrezikohet besueshmëria në Tesla

Vetura elektrike shpërthen në flakë, rrezikohet besueshmëria në Tesla

24 April 2019 10:37

Një video në Kinë tregon shpërthimi e një veturë elektrike të prodhuar nga Tesla.

Ngjarja ka bërë xhiron e botës, teksa makina ishte e parkuar dhe zëdhënësi i Teslas në SHBA, tha se është dërguar një ekip në Shangai, pas publikimit të videos që tregon shpërthimin, transmeton tch.

Videoja u botua në rrjetin social popullor Weibo, i shoqëruar nga hashtag #AutocombustionTesla dhe tashmë ka arritur mbi 22 milionë shikime.

Në imazhet mund të shihni tymin e bardhë që del nga një model i parkuar i Tesla S, para se një shpërthim dhe flakët e mëdha të përfshijnë veturën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme