Auto

Audi Q8 i ri vjen më “muskulor”

Crossoveri i madh i Audit, Q8, tani është në dispozicion me paketën e re, me të cilën duket më “muskulor”. Këtë paket e ofron kompania e njohur Prior Design, e cila merret me modifikimin e veturave.

Paketa e re mban emrin “PDQ8XL”, ndërsa përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar nga fibra të karbonit, mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësin shtesë (spoiler) në bagazh, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (difuzer), etj., transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, paketa e re përfshinë edhe set të ri të rrotave nga alumini si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

Sa i përket çmimit, “PDQ8XL” për këtë Q8 kushton rreth 20.000 euro.