Për prodhimin e Koenigsegg Jesko 3 mln dollarësh duhen 600-800 orë

Për prodhimin e Koenigsegg Jesko 3 mln dollarësh duhen 600-800 orë

21 April 2019 19:56

Prodhuesi suedez i super-veturave, Koenigsegg, ka treguar se si rrjedhë procesi i bërjes së një prej veturave të tij.

Një shembull është dhënë në modelin e fundit Jesko, i cili përfundimisht do të ketë një version që zhvillon një shpejtësi maksimale prej 483 kilometra në orë.

Jesko u emërua sipas babait të pronarit të kompanisë dhe vjen me motor benzinë 5.-litër V8 me kapacitet prej 1.280 kuajfuqi, si dhe me motor me etanol E85 me 1.600 kuajfuqi.

Koenigsegg shiti 83 kopje të pasardhësit Agera RS para premierës në Gjenevë dhe 42 kopjet e mbetura nga totali prej 125 sosh ishin të rezervuara.

Çmimi i Koenigsegg Jesko është 3 milionë dollarë, ndërsa prodhimi për një model të tillë zgjat 600-800 orë./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme