Auto

Modeli i ardhshëm i Bugattit do të ketë 1.000 kuajfuqi

Kompania e njohur britanike e veturave luksoze, Bugatti pritet të sjellë së shpejti një model të ri.

Nëse merr dritën e gjelbër, modeli i ri Crossover i saj mund të hyjë në prodhim në vitin 2023.

Kohët e fundit, një raport deklaroi se modeli i ardhshëm i Bugattit do të jetë një ringjallje e Royale si një limuzinë ultra luksoze, krejtësisht elektrike.

Tani, “Car Magazine” raporton se Bugatti po konsideron gjithashtu zhvillimin e një Crossoeveri sportiv me dy dyer.

Kompania njoftohet se ka përfunduar propozimet për modelin e saj të dytë dhe është në pritje të miratimit nga Volkswagen Group, i cili në fund do të vendosë se çfarë forme do të marrë.

Gjithashtu, raportohet se ky Crossoveri i ri do të posedojë motorin 4.0-litër V8 me kapacitet prej 641 kuajfuqi, por disa shtesa elektrike do t’i ndihmojnë të arrijë 1.000 kuajfuqi./alsatm