Auto

Volkswagen ka gati modelin për aventurierët dhe kamping në natyrë

Foto: Motor Authority

Volkswagen of America, Inc. për panairin e veturave që do të mbahet në New York ka përgatitur premierën e konceptit Atlas Basecamp, si një model i gjithanshëm për aventurierët dhe kamping në natyrë.

Koncepti Atlas Basecamp vjen me disa elemente të reja për siguri, amortizatorët “H&R”, rrotat “Fifteen52 Traverse MX Concept” dhe gomat për të gjitha terrenet (265/70R17), bagazh mbi çati, dritat LED në çati, etj., transmeton Koha.net. Po ashtu, ky koncept ka edhe rimorkion “HIVE EX” në të cilën, ndër të tjera, ka një krevat, mini-kuzhinë dhe frigorifer, si dhe në çatinë e saj ka vend edhe për dy biçikleta.

{gallery}

Volkswagen Atlas Basecamp, po ashtu, vjen me eksterier me ngjyrë gri “Platinum” dhe të zezë “Uni”, si dhe me disa detaje ngjyrë portokalli.

Gjithashtu, si bazë për këtë koncept ka shërbyer modeli Atlas SEL Premium, gjë nënkupton se nën kofanon e Atlas Basecamp gjendet motori benzinë 3.6-litër VR6 me kapacitet prej 276 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4Motion.