Bullgarët i japin pamje të re interierit të BMW X6 M Foto: BMW Blog

Bullgarët i japin pamje të re interierit të BMW X6 M

08 April 2019 14:08

Gjatë muajve të fundit, kompania Vilner ka punuar në disa projekte, nga Datsun 280Z e deri te BMW M3 (E30).

Projekti më i fundit i kësaj kompanie bullgare, interieri i modelit X6 M të BMW-së, është pak “më i kufizuar” sesa projektet e tjera.

  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog
  • Foto: BMW Blog

Interier i këtij SUV-i të fuqishëm sportiv përbëhet nga dy ngjyra, të kaltër dhe të zezë. Në kabinë bien “në sy” disa detaje me ngjyrë të kaltër të cilat i kanë zëvendësuar ato origjinale, me ngjyrë të zezë, transmeton Koha.net. Në fakt, fjala është për detajet në timon, ulëset, konzolën qendrore, rripat e sigurimit e të ngjashme. Po ashtu, ka edhe disa detaje nga fibra të karbonit të cilat janë gjithashtu një “shtesë” e bukur.

Në anën tjetër, eksterieri i këtij SUV-i sportiv ka mbetur tërësisht origjinal. Po ashtu, edhe pse kjo kompani bullgare është e njohur për përforcimet e motorëve të automjeteve, motori i këtij X6 M - 4.4-litër Twin-Turbo V8, ka mbetur në versionin e fabrikës. Kjo nënkupton se ai ende vazhdon të zhvillojë 423 kW/567 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4.2 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h.


Lexoni edhe: 

Interieri i ri i X-Classit të bën të ndihesh sikur je në një jaht luksoz [foto/video]


Aktualisht, BMW është duke u përgatitur për të prezantuar gjeneratën e re të SUV-it X6 M. Ky model deri tani është fotografuar disa herë gjatë testimeve, si dhe është parë edhe në version Competition. Raportohet se ky X6 M i ri do të ketë motor 4.4-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 592 kuajfuqi, ndërsa versioni Competition pritet të zhvillojë 616 kuajfuqi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme