Auto

Spiunohet Audi A3 Sportback i ri

Audi është duke përgatitur versionin e ri të modelit shumë të pëlqyer të saj, A3.

Audi me këtë model të A3-shit, i cili është fotografuar duke u testuar, sfidon direkt BMW seria 1, transmeton koha.net.

Në stil gjenerata e ardhshme e A3 Sportback duket e njëjtë me modelin paraprak, por i janë ndryshuar dritat nga para e pas si dhe mbrojtësit e tij.

Përderisa eksterieri i tij nuk ka pësuar shumë ndryshime, nga brenda do të përshtatet me teknologjinë e re të Audisë, MMI.

Audi pritet që A3 e ri ta prezantoj në panairin e veturave në Frankfurt, i cili mbahet në shtator.

{gallery}