Auto

Hyundai sjell “timonin digjital”

Ekrani në timon është vizioni i Hyundai për një të ardhme që përfshin zëvendësimin e shumicës së butonave fizikë me një ekran të madh me prekjeje. Mund të duket radikal në pamje të parë duke pasur parasysh sesa zhvillim kanë marrë smartfonët, apo dhe makinat e viteve të fundit të cilat janë të gjitha teknologjike.

Koncepti i kompanisë është shumë i thjeshtë. Butonat virtuale në ekranin e prekjes kryejnë saktësisht të njëjtat funksione që mund të gjeni në përdorimin e butonave fizikë. Mund të rregulloni volumin, të bëni telefonata apo t’i përgjigjeni atyre, të dëgjoni apo dërgoni mesazhe si dhe plot funksione të tjera. Ky sistem dixhital funksionon mjaft mirë, pasi butonat janë të etiketuara qartë dhe janë të lehta për t’u gjetur, ndryshe nga disa butona fizikë, të cilat mund të jenë paksa të komplikuara.

Ky sistem ka ende nevojë për shumë punë përpara se të jetë gati për përdorim publik. Hyundai, duket mjaft serioz në lidhje me projektin dhe ka investuar shumë kohë dhe përpjekje në zhvillimin e këtij sistemi/.kj