Koenigsegg i shet të gjitha super veturat sportive Jesko brenda 15 ditësh, secila kushton 3 milionë euro

Koenigsegg i shet të gjitha super veturat sportive Jesko brenda 15 ditësh, secila kushton 3 milionë euro

25 March 2019 21:30

Koenigsegg njoftoi se do të nxirrte në treg 125 njësi të super veturave sportive të saj më të reja. Jesko dhe sipas kompanisë, i ka shitur të gjitha makinat e prodhuara 5 ditë pas panairit të veturave në Gjenevë.

Kjo makinë kushtonte rreth 3 milionë euro dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 482,8 km/h, transmeton tch.

Kujtojmë që rekordin e shpejtësisë e mban “vëllai” i kësaj makine, Koenigsegg Agera RS, që ka arritur 447,2 km/h në një garë të zhvilluar në Nevada. Jesko ka një 1600 kuaj fuqi, por ende duhet të provojë në pistë për të thyer rekordin e Agera RS.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme