Auto

Arrin F-Type i ri kabrio me pamje agresive e 666 kuajfuqi

Kompania e njohur britanike, Lister Cars, vitin e kaluar ka ofruar modelin LFT-666, versionin e modifikuar Jaguar F-Type Coupe, ndërsa tani ka arritur edhe versioni i tij kabrio LFT-C.

Edhe Lister LFT-C vjen me motor 5.0-litër V8 i cili është me kapacitet prej 666 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3 sekonda dhe atë maksimale deri në 330 km/h, transmeton Koha.net.

{gallery}

LFT-C për dallim nga F-Type standard karakterizohet me eksterier agresiv, rrotat e reja, sistemin më të fortë të frenimit, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interier luksoz me ulëset e veshur me lëkurë Nappa.

Gjithashtu, Lister Cars njofton se LFT-C do të ofrohet në seri të kufizuar prej vetëm 10 kopjeve, me çmim prej 139.000 funte për secilin.