“Volkswageni” me elektrifikim i gëzon ambientalistët, duhet bindur investitorët

“Volkswageni” me elektrifikim i gëzon ambientalistët, duhet bindur investitorët

24 March 2019 09:32

Ambientalistët ishin të kënaqur pas konferencës vjetore të “Volkswagenit”, teksa investitorët ishin të zhytur në mendime nëse korporata gjigante ndonjëherë do të nisë të sillet si një kompani normale që i vë në plan të parë aksionarët e vet.

VW njoftoi në fillim të marsit në një konferencë në zyrat e veta në Wolfsburg se planifikon të lansojë 70 automobila elektrikë me bateri gjatë dekadës së ardhshme dhe të shesë 22 milionë ekzemplarë, shkruan sot “Koha Ditore”. Më herët, VW kishte thënë se planifikonte të shiste 15 milionë automobila të tillë deri në vitin 2025.

“‘Volkswageni’ po merr përgjegjësinë për trendët kyç të së ardhmes, kryesisht ata që lidhen me ngrohjen klimatike. Caqet e Marrëveshjes së Parisit janë rruga jonë”, ka thënë shefi ekzekutiv i “Grupit Volkswagen”, Herbert Diess, në një njoftim.

Marrëveshja e Parisit ishte nënshkruar nga 194 kombe, përfshirë Bashkimin Evropian, Kinën dhe Indinë, në fund të vitit 2015, për të luftuar ndryshimet klimatike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin tërhequr nga ky pakt.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme