Auto

Tesla zbulon SUV-in me shtatë ulëse

Descriptive Text

Tesla ka zbuluar modelin e shumë përfolur Y, 4×4, me shtatë vende, që premton të konkurrojë në vitin 2020 SUV-ët e shumtë të nivelit të lartë, veçanërisht ata të prodhuesve gjermanë.

“Ajo ka karakteristikat e një SUV-i, por ngitet si një makinë sportive”, tha shefi i Teslas, Elon Musk, i veshur i gjithi me të zeza, gjatë një shfaqjeje të organizuar në Los Anxheles, para shumë punonjësve të grupit të cilët mbanin veshur bluza me siglën e Telsas.

Ata zbuluan një version ngjyrë blu metalixato të Modelit Y, SUV me madhësi mesatare dhe çati tërësisht prej xhami. Për shkak se mjeti i ri ka kapacitet për shtatë persona, ai ngjan me një version të zgjeruar të modeleve mëparshme si S, X dhe 3.

Dalja në treg parashikohet të nisë në vjeshtë të vitit 2020, me vlerë 47 000 dollarë për një autonomi prej 482 kilometrash.

”Modeli Standard (370 kilometra) do të jetë i disponueshëm për 39 000 dollarë, në pranverë të vitit 2021”, tha Elon Musk.

Variante të tjera me motor më të fuqishëm do të shiten për 51 000 deri në 60 000 dollarë, në vjeshtë të vitit 2020.

Ky automjet është bërë objekt spekulimesh prej muajsh për dizajnin, çmimin apo dhe datën e zbulimit.

Mbetet për t’u parë nëse Tesla do të gjejë vend në një treg tashmë të ngopur me SUV-a luksoszë nga Porsche, Mercedes apo Audi./atsh