Volkswagen planifikon të prodhojë 22 milionë veturave elektrike në 10 vjetët e ardhshme

Volkswagen planifikon të prodhojë 22 milionë veturave elektrike në 10 vjetët e ardhshme

19 March 2019 18:17

Prodhuesi i njohur gjerman i automjeteve, Volkswagen, njoftoi se planifikon të prodhojë në 10 vitet e ardhshme 22 milionë vetura elektrike dhe të ulë emetimet e dyoksidit të karbonit me 30 për qind.

Ky është një plan ambicioz, pasi Volkswageni vitin e kaluar prodhoi më pak se 50.000 automjete tërësisht elektrike.

Ky prodhues është orientuar tek automjetet elektrike për t’u përshtatur me kufizimet e reja të emetimit të dyoksid karbonit në Europë dhe presionit të Kinës që kërkon automjete me emetim të vogël.

Gjithashtu, Volkswageni njoftoi se fitimi operativ ka rënë në 3.2 miliardë euro nga 3.3 miliardë sa ishte vitin e kaluar./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme