Auto

Panairi që i jep frymë të re automobilizmit

Panairi i automobilave “Geneva Motor Show” edhe në vitin 2019 dëshmoi se është ndër ngjarjet më me ndikim në botën e automobilizmit. Sivjet panairi si zakonisht solli modele të reja e konceptet më të fundit.

Shumë prodhues sollën modelet e reja me synimin që të pushtojnë tregun, ndërsa “Auto-Express” ka bërë një përmbledhje të të gjitha modeleve të lansuara nga kompanitë prestigjioze, shkruan sot “Koha Ditore”.

Image

“Alfa Romeo”

Stenda e “Alfa Romeos” në panairin e sivjetmë solli debutimin e modeleve të ardhshme të kompanisë dhe solli festën e rikthimit në Formula1. “Stelvio Ti” i ri u paraqit, krahas “Stelvios” dhe “Giulia Quadrifoglios” speciale. Brendi po ashtu shpalosi modelin e ri “Tonale SUV” që do të qëndrojë krahas linjës së “Stelvios”. Ai është i bazuar në platformën e njëjtë si “Jeep Renegade”, por vjen me stil më sportiv.

Image

“Aston Martin”

“Aston Martin” ka kthyer presionin tek rivalët “Ferrari” dhe “McLaren” me shpalosjen e konceptit 003 në Gjenevë. Hiperautomobili do të jetë pjesë e linjës elitë krahas modeleve si “McLaren Senna”. Një tjetër koncept i kompanisë që u prezantua ishte “Vanquish Vision Concept”. Automobili pritet të hyjë në prodhim si rival direkt i “McLaren 720S” dhe “Ferrari F8 Tributo” të ri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)