Auto

Wimmer përforcon Polon R WRC në 420 kuajfuqi

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Wimmer, së fundmi është marrë me përforcimin e Polos të Volkswagenit.

Si bazë, Wimmer, ka shfrytëzuar modelin e gjeneratës së kaluar Polo R WRC i cili fabrikisht ka motor benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 162 kW/220 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Wimmer, po ashtu, ka rritur kapacitetin e këtij Polos në 309 kW/420 kuajfuqi dhe tani ky model shpejtësinë maksimale e arrin deri në 280 kilometra në orë, ndërsa atë nga 0 deri në 100 kompania nuk e ka zbuluar se për sa mund ta arrijë.

{gallery}

Çmimi për paketën “Level IV” për përforcimin në 420 kuajfuqi është 10.200 euro.

Gjithashtu, në ofertë Wimmer ka në dispozicion edhe amortizatorët KW (1.699 euro) dhe set të rrotave “BBS” prej 18-inç nga alumini me goma 215/35 (2.200 euro).