Auto

S’ndalen paralajmërimet për Bugatti Atlantic

Descriptive Text

Kampanja e paralajmërimeve të Bugatti Atlantic s’ka të ndalur.

Këtë herë janë paralajmëruar dritat e pasme të automobiliat, përmes një videoje të veçantë. Megjithatë, video nuk ka treguar shumë detaje të modelit të veçantë.

Bugatti ka bërë katër ekzemplarë origjinalë të Type 57 SC Atlantic nga viti 1936 deri më 1938. Tri nga to janë nëpër koleksione dhe një është i humbur.

Tani kompania planifikon të “ringjallë” modelin duke bërë historinë me model të ri.

“Jean Bugatti 57 SC Atlantic nuk mund të rikrijohet, por çfarë mendoni ju? A mund ta përkthejmë gjuhën e vet të dizajnit në atë të shekullit 21?” ka pyetur kompania në rrjetet sociale.

Ekzemplarët origjinalë të Type 57 SC Atlantic janë shumë të kushtueshëm sot. Ata mund të vlejnë, sipas Motor1, nëpër ankande deri në 30 milionë dollarë.