Zbulohet “bisha” Lamborghini Huracan Evo Spyder para debutimit zyrtar

Zbulohet “bisha” Lamborghini Huracan Evo Spyder para debutimit zyrtar

26 February 2019 17:23

Lamborghini ka zbuluar super veturë e re të saj, Huracan Evo Spyder, para debutimit të tij.

Lamborghini Huracan Evo Spyder do të debutojë në javën ardhshme në panairin e veturave në Gjenevë, transmeton koha.net.

“Bisha” ka motorin 5.2 litërsh V10 i cili prodhon 613 kuajfuqi, aq sa edhe versioni Coupe i prezantuar më herët, por pasi që Spyder është kabriolet ka edhe peshë më të madhe e që do të ndikojë edhe në performancën e tij.

Por prapë mbetet shumë i shpejtë, nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.1 sekonda e atë maksimale 325 kilometra në orë.

Tavani i tij mund të hiqet për 17 sekonda e deri në shpejtësinë 50 kilometra në orë.

Lamborghini Huracan Evo Spyder do të debutojë gjatë javës së ardhshme në Gjenevë e do të dal në shitje në vjeshtën e këtij viti, me një çmim fillestarprej 213 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme