Auto

Gjermania gjobit BMW-në me 8.5 milionë euro

Prokurorët e gjykatës së Munihut kanë gjobitur BMW me 8.5 milionë euro për gabime administrative pasi prodhuesi gjerman i veturave luksoze ka instaluar një softuer në motorin e gabuar në 7,965 vetura, gjë që ka dërguar në lirimin më të lartë të gazrave.

Zyra e prokurorit thotë se BMW është shpallur fajtore për gabime në mbikëqyrje. BMW thotë se ka pranuar gabimin e gjetur nga prokurorët e Munihut, transmeton Koha.net.

Softueri menaxhues i motorit ka çuar në keq lexim të nivelit të lëshimit të gazrave.