Daimler dhe BMW do të investojnë 1 miliard euro në transportin e të ardhmes

Daimler dhe BMW do të investojnë 1 miliard euro në transportin e të ardhmes

23 February 2019 16:11

​Programet e ndarjes së veturave, shërbimeve të parkimit, stacionet e mbushjes për automjetet elektrike dhe planifikimi i udhëtimeve janë mes ofertave madhore të një plani të ri të bashkëpunimit në lëvizshmërinë urbane mes gjigantëve gjerman të prodhimit të automjeteve Daimler dhe BMW.

Dy prodhuesit njoftuan sot një miliard euro investime të përbashkëta në ndarjen e automjeteve dhe shërbimet e lëvizshmërisë, duke shpresuar që të afrojnë më shumë se 60 milionë blerës në një platformë të re që synon të konkurrojë me Uber dhe Lyft, transmeton KosovaPress.

Kompanitë deklaruan se synimi i tyre është që të përmirësojnë pozicionin në këtë treg dhe të arrijnë të jenë sa më konkurrues.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme