Volkswageni rrezikon të humbë deri 2.5 miliardë euro shkaku i tarifave amerikane Foto: Reuters

Volkswageni rrezikon të humbë deri 2.5 miliardë euro shkaku i tarifave amerikane

21 shkurt 2019 13:13

Rreziku më i madh në profitin e Volkswagenit për 2019 është vendosja e tarifave nga ana e SHBA-së, ka thënë shefi ekzekutiv i kësaj kompanie Herbert Diess.

“Është duke u tensionuar sërish”, u shpreh Diess për Financial Times. “Është për të ardhur keq sepse nuk mund ta zgjidhim këtë nga industria e makinave. Më tepër ka të bëjë me negociatat rreth tarifave ndërmjet Evropës dhe SHBA-së”.

Analistët e Evercore ISI, me seli në Londër, thonë se tarifat mund t’i kushtojnë Volkswagenit me humbjen e 2.5 miliardë eurove në vit, rreth 13 për qind të të ardhurave të pritshme, transmeton Koha.net.

“Në skenarin më të keq, kjo ndoshta është shifra që më së shumti i afrohet”, ka thënë Diess për projeksionin e Everscore.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme