Trump kërcënon me taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave evropiane

Trump kërcënon me taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave evropiane

20 shkurt 2019 23:43

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar sot se do të vendosë taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave evropiane, nëse negociatat mes Uashingtonit dhe Brukselit nuk përfundojnë me një marrëveshje të re tregtare.

“Nëse nuk gjejmë një marrëveshje, ne do të vendosim tarifa doganore”, deklaroi para gazetarëve kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan ATSH.

Trump mori të dielën një raport nga departamenti i Tregtisë mbi industrinë automobilistike, përmbajtja e të cilit për momentin nuk njihet.

Ai ka në dispozicion 90 ditë për të vendosur mbi aplikimin e taksave shtesë mbi automjetet dhe pajisjet automobilistike evropiane.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme