40 shtete pajtohen që veturat pas 2020-es të kenë frenimin automatik

40 shtete pajtohen që veturat pas 2020-es të kenë frenimin automatik

20 February 2019 10:06

40 shtete, të prira nga Japonia e shtetet evropiane, por jo edhe SHBA e Kina, janë pajtuar që të kërkojnë nga veturat e reja që të kenë sistemin e frenimit automatik që nga viti i ardhshëm.

Rregullorja e re do të kërkojë që të gjitha veturat e reja që do të shiten që të kenë teknologjinë prej së cilës sensorët do të monitorojnë se sa afër janë këmbësorët apo objektet, transmeton koha.net.

Ky sistem mund të shkel frenat automatikisht nëse parasheh ndonjë aksident si dhe vëren që shoferi nuk është duke reaguar në kohë.

Kjo masë prek veturat në “shpejtësi të vogël”, deri në 60 kilometra në orë apo më pak dhe prek vetëm veturat e reja që do të shiten në shtetet që kanë nënshkruar këtë rregullore, kështu që pronarët e veturave të tanishme nuk do të detyrohen që të modifikojnë veturat e tyre.

SHBA, Kina e India edhe pse janë pjesë e agjencisë së Kombeve të Bashkuara, e cila bënë rregulloret e reja, ata nuk kanë marrë pjesë në këtë rregullore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme