Ndryshimi radikal i “Volkswagenit”, sytë vetëm kah elektrikët Foto: Reuters

Ndryshimi radikal i “Volkswagenit”, sytë vetëm kah elektrikët

17 shkurt 2019 09:20

Nëse “Volkswageni” e realizon ambicien e vet për t’u bërë lider botëror në tregun e automobilave elektrikë, kjo do të jetë falë riskut të ndërmarrë për shkak të katastrofës më të madhe në histori.

Gjiganti gjerman ka kthyer sytë kah e ardhmja, duke paralajmëruar investimin e 80 miliardë eurove, për të qenë në gjendje që të sigurojë shtrirje të gjerë të tregut të automobilave elektrikë – diçka që asnjë prodhues akoma s’e ka arritur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri tani, planet e autoprodhuesve elektrikë kanë pasur vetëm një qëllim: të mbrojnë përfitimet nga automobilat me djegie duke shtuar automobilat me zero emetim për t’iu afruar rregullave për ruajtjen e ambientit.

Klientët, në anën tjetër, i kanë nënvlerësuar automobilat elektrikë për shkak të çmimit të tyre të lartë, mungesës së stacioneve për rimbushje dhe distancës së shkurtër që kalohet mes dy mbushjeve.

Ndërrimi më i madh i strategjisë së “Volkswagenit” në 80 vjet i ka rrënjët në një mbledhje krize në Wolfsburg më 10 tetor, 2015, kanë thënë zyrtarë të kompanisë për “Reuters”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme