Auto

Shitje rekorde të Lexusit në Evropë

Descriptive Text

Për të pestin vit radhazi, Lexus ka shënuar rritje të shitjeve në tregun evropian.

Kompania ka shitur vitin e kaluar 76,188 automjete, që është rezultati më i mirë në Evropë i të gjitha kohërave dhe rreth 95 për qind e vendeve në Evropën Perëndimore dhe Qendrore janë automjete hibride.

Gjatë pesë vjetëve të fundit shitjet janë rritur me 76 për qind. Perlat e Lexusit, modelet LS dhe LC, kanë shënuar një rezultat të shkëlqyeshëm.

Shitjet e gjeneratës së re LS, të lansuar në dhjetor 2017, u rritën në 552 për qind në vitin 2018 dhe arritën në një nivel prej 1,075 kopjesh, ndërsa plasmani i LC luksoz arriti në 689 njësi, duke regjistruar kështu një rritje prej 17 për qind.

Lexus NX, një SUV me madhësi të mesme, ishte edhe njëherë bestseller i markës në Evropë me 29.508 kopje, një rritje nga 6% në vitin 2017.

RX më i madh është i dyti në listën e performancës me 18,847 njësi, duke vazhduar rrëfimin e këtij modeli të lansuar në vitin 2015 dhe zgjeruar me variantin e ri RX L me shtatë ulëse në 2018, transmeton KosovaPress.

Mbështetur nga rifreskimi që pësoi në fund të vitit 2017, një Hatchback CT kompakt arriti një vëllim prej 9,131 shitjeve, ose 3% më shumë krahasuar me vitin 2017. Me një rekord 45,675 hibride të shitura në Evropë, Lexus vazhdon trendin e elektrifikimit në segmentin premium të tregut.

Modelet hibride përbënin më shumë se 95 për qind të shitjeve në Evropën Perëndimore dhe Qendrore gjatë vitit 2018.