Bentley i ri vendos rekord të shpejtësisë te SUV-at

Bentley i ri vendos rekord të shpejtësisë te SUV-at

14 shkurt 2019 22:10

Bentley Bentayga Speed ka vendosur rekordin botëror sa i përket shpejtësisë te sektori SUV, duke mposhtur Lamborghini Urusin.

Bentayga Speed arriti rekordin duke kapur top-shpejtësinë 305.77 km/orë, për të tejkaluar Urusin që kishte arritur 304.9 km/orë.

Gjithsesi, Urusi kishte arritur përshpejtimin prej 0 në 100 km/orë për 3.6 sekonda, ndërsa Bentley për 3.9, raporton "Autocar".

Modeli britanik ka motor 6.0-litërsh me 626 kuajfuqi. Ai është për 0.2 sekonda më i shpejtë në përshpejtim në krahasim me modelin standard.

Bentayga Speed do të dalë në shitje gjatë verës me çmim rreth 210 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme