Mercedesi prezanton bolidin me të cilin synon ta vazhdojë dominimin

Mercedesi prezanton bolidin me të cilin synon ta vazhdojë dominimin

14 shkurt 2019 09:26

Skuderia kampione e Formula 1, Mercedes, ka prezantuar bolidin e ri për herë të parë të mërkurën dhe e ka testuar atë në Silverstone, ndërsa kampioni në fuqi Lewis Hamilton ka vlerësuar se viti 2019 mund të jetë edhe më i mirë se viti i kaluar.

Me disa skuderi të tjera duke qenë në garë me kohën për të ndërtuar bolidët e rinj dhe për t'i bërë të gatshëm për testimet parasezonale në Spanjë të hënën, Mercedesi është përkujdesur që të jetë në vijë në çdo aspekt.

Britaniku Hamilton dhe finlandezi Valtteri Bottas kanë bërë pak xhiro, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

"Unë totalisht kam larguar mendjen nga garat për një kohë, duke u munduar të përqendrohem dhe të stërvit fizikisht për stinorin e ri. Viti 2018 ishte vit i madh, por ndiej se 2019 mund të jetë edhe më i madh. Unë dua të arrij edhe më tepër, dua të vazhdoj të shtyj para. Jam plot energji dhe i gatshëm të sulmoj", ka thënë Hamilton.

Britaniku fitoi 11 gara vitin e kaluar, duke u bërë vetëm piloti i tretë në histori që ka fituar pesë tituj....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme