Maserati do të fillojë prodhimin serik të konceptit Alfieri, modeli i parë arrin më 2020

Maserati do të fillojë prodhimin serik të konceptit Alfieri, modeli i parë arrin më 2020

12 shkurt 2019 16:42

Sipas të gjitha gjasave, Alfieri nuk do të mbetet vetëm një nga shumë konceptet që janë prodhuar në një seri.

Kanë kaluar pesë vjet qëkur Maserati prezantoi konceptin sportiv të quajtur Alfieri. Duke filluar nga ky vit, nga prodhuesi italian herë pas here erdhën njoftime rreth prodhimit serik.

Tash pritet që prodhimi i versionit serik të Alfierit të fillojë në vitin 2020. Megjithëse, Maserati nuk përmendi emrin specifik Alfieri, kompania njoftoi se do të fillojë përgatitjen e fabrikës në Modena gjatë vjeshtës për të prodhuar një model të ri që përshkruhet si “vetura sportive Maserati”.

Deri më tani nuk janë zbuluar detaje, por Maserati njoftoi vitin e kaluar se do të prodhojë edhe një version kabrio. Ky model do të zëvendësojë modelet si GranTurismo dhe GranCabrio në treg.

Kujtojmë që Alfieri debutoi në Panairin e Gjenevës në vitin 2014 dhe pasi koncepti u prit mirë nga publiku, Maserati njoftoi plane për një model prodhimi në maj të atij viti, transmeton KosovaPress.

FCA, pronari i kësaj marke italiane të veturave, më pas njoftoi se versioni serik do të shfaqet para vitit 2018 dhe se do të ketë motor V6.

Ishte planifikuar të ofrohej tri motorë, me kapacitet prej 410, 450 dhe 520 kuajfuqi. Versioni bazë pritet të ketë sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme, ndërsa në dy të tjerat do të kenë me të gjitha rrotat.

Këto plane nuk janë zbatuar, dhe ndërkohë, tendencat në industrinë e automobilave kanë ndryshuar shumë, andaj tani po flasim për versionet elektrike, një hibrid plug-in dhe një version të thjeshtë elektronik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme