Auto

Mustangu vetura sportive më e suksesshme

Në Ford mendojnë se Mustang edhe këtë vit do të arrijë rezultate të shkëlqyeshme të shitjes, pasi “pony” legjendar ka nisur të shitet edhe në gjashtë shtete.

Ford vitin e kaluar shiti më shumë se 150.000 ekzemplarë Mustang, më shumë se 45.000 modele përfunduan jashtë tregut amerikan dhe shifrat në fjalë ishin të mjaftueshme që në fund Mustang të marrë titullin e automobilit më të shitur sportiv, transmeton KP.

Në gjigantin amerikan të veturave presin që 30 për qind nga prodhimi i sivjetmë i Mustang të plasohet në tregun jashtë SHBA-ve, ndërsa Mustang është në veçanti i popullarizuar në Gjermani, por edhe në Kinë ku vitin e kaluar shënoi rritje të konsiderueshme të shitjes.

Ford aktualisht planifikon të prodhojë gjeneratën e tij të gjashtë, e cila nga vjeshta do të shitet në 146 shtete. Mustang tash ofron turbo-motor 2,3 litra me katër cilindra EcoBoost ose opsionin me 5 litra V8, ndërsa blerësit në të dyja rastet duhet të llogaritin në ndërruesin automatik prej 10 shpejtësive.